Vdes veterani i gazetarisë, kjo deputete e Kuvendit ka disa fjalë për të!

Aktuale June 03, 2018 - 11:59
E Fundit

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë veterani i gazetarisë nga Vushtria, Shemsedin Preteni. Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e Kuvendit, Xhevahire Izmaku përmes rrjetit social “Facebook”.

Ajo ka thënë se të ndjerin e ka edhe bashkëvendës. Sipas saj, vdekja e  Pretenit i ka trishtuar  të gjithë.

Me këtë rast, Izmaku ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit për ndarjen nga jeta të tij.

Shkrimi i plotë:

Familjarë dhe miq te gazetarit veteran dhe bashkevendasit tone Shemsedin Preteni!

Lajmi per vdekjen tende na trishtoi mengjesin e sotem! Sa shume dite pune e ide kemi ndare bashke! Ende heret ike dhe ky lajm do t’i piklloje shume njerez sot! U prefsh ne paqe Shem! Vushtrria te kishte veteran te gazetarise! Ngushllime Vushtrri!.

 

Image