Haradinaj: Kosova ka një kërkesë të vogël për BE-në

Aktuale June 02, 2018 - 18:36
Lexo detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova duhet të kërkojë statusin e kandidatit të BE-së, por para se të arrijmë këtu, Kosova ka një kërkesë të vogël për BE-në, por të madhe për ne, liberalizimin e vizave.

Haradinaj i bëri këto komente në Klinë, ku partia që drejton po mban kuvendi zgjedhor. Ai tha se është koha që Kosova ta mandatoj ushtrinë e vet dhe t’i jap ndihmë KFOR-t dhe NATO-së në Kosovë, Evropë e pse jo edhe në botë.

Sipas tij, ky është viti edhe për ushtrinë.

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, tha se Aleanca në tri vitet aktive është konsoliduar dhe ka arritur të fitojë besimin qytetarë dhe të udhëheq me pushtetin komunal në Klinë. /Rtk/