Nis rrënimi i objektit 11 katësh në Mitrovicë (Foto)

Aktuale June 02, 2018 - 10:55

Komuna e Mitrovicës ka filluar rrënimin e objektit 11 katësh në qendër të qytetit, afër kishës, raporton Veriu.info.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë policë, përfshirë edhe Njësinë Speciale.

Pronari i objektit e ka kundërshtuar vendimin, duke thënë se është i padrejt ky vendim.

Ndërsa, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se po e zbaton ligjin dhe nuk ka asgjë personale.

“Ta kemi tërhequr vërejtjen disa herë, por t’i vazhduar punimet kundërligjshëm. Ju keni drejt ankese, është gjykata ajo që vendos”, ka thënë Bahtiri./Veriu.info

Image

Image