Gjermania nis dëbimin e shqiptarëve, këto janë shifrat

Aktuale June 02, 2018 - 09:47

Numri i të huajve që janë dëbuar nga Gjermania gjatë vitit 2017 ka qenë 23 966 gjithsej, ose më i vogël se një vit më parë, kur ai ishte 25 375.

Nga kjo shifër, shumica dërmuese e migrantëve janë dëbuar përmes rrugës ajrore (21904 sish) ndërsa në rrugën tokësore janë dëbuar 2011 dhe në atë ujore, vetëm 51 të huaj.

Më së shumti të dëbuar në nivel të Gjermanisë ka pasur nga Frankfurti (6756), nga Dyseldorfi (4845) dhe nga Munihu, 2421, shkruan owb-online.de.

Ndërsa sa u përket vendeve në të cilat janë bërë më së shumti dëbime (përmes rrugës ajrore), listën e kryeson Shqipëria me 3429, e ndjekur nga Kosova (2721) dhe Serbia (2359).

Nga ana tjetër, numri i të huajve që kanë lëshuar Gjermaninë vullnetarisht për vitin 2017 ende nuk dihet saktësisht, transmeton albinfo.ch. Por, gjatë vitit 2016, përmes programit të përbashkët të Qeverisë Federale në bashkëveprim me landet, janë kthyer 54069 persona ndërsa këtij numri i duhen shtuar kthimet e mbështetura veç e veç nga landet.

Në landin e Bavarisë, gjatë vitit 2017 janë kthyer vullnetarisht 13101 persona, më së shumti prej tyre (1443) në Irak, pastaj 1275 në Ukrainë. Në periudhën nga fillimi i këtij viti (2018) e deri më 30 prill 2018 nga Bavaria kanë ikur vullnetarisht 4094 të huaj.