Parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktuale June 02, 2018 - 08:38

Sot mbi vendin tonë do të jetë mot kryesisht me diell e pas dite me shi.
Temperatura më e lartë e ditës do të jetë nga 28 në 31 gradë. Në ditët në vijim, pritet që mbi vendin tonë të mbajë mot i ndryshueshëm.

Ky mot do të ndikojë te shumica e pacientëve me sëmundje kronike.

Kujdes i veçantë këshillohet për pacientët e zemrës dhe astmatikët.

Reagimet meteoropatike janë të mundshme në formën e nervozizmit, lodhjes dhe dhimbjes së kokës.

Rekomandohet të zvogëlohet aktiviteti, si dhe mbrojtja adekuate nga rrezatimi me rrezeve ultraviolet, sidomos në pjesën më të nxehtë të ditës.

Në trafik, kërkohet kujdes!