Arifi tregohet i ashpër me BE-në: Jeni bërë krahu i djathtë i Serbisë (Video)

Aktuale June 01, 2018 - 23:11

Qeveria e Kosovës është treguar e ashpër me zyrtarët europianë sa i përket dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një përgjigje që kryenegociatori i Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Avni Arifi ia ktheu zyrtarit evropian, Thomas Busch më 25 maj.

Kjo pasi ky i dyti e ftoi të parin më herët për një rreth të ri bisedimesh javën tjetër ë kryeqytetin e unionit.

Ajo që Busch shkroi e ka bërë nervoz kosovarin.

Arifi e refuzoi ftesën nuk është përmbajtur në përgjigjën e tij që e publikoi Klan Kosova

‘Duhet të theksoj se jam plotësisht i zhgënjyer dhe i ofenduar nga ftesa juaj. Kjo ftesë dëshmon se roli juaj si ekip i Bashkimit Europian për lehtësimin e dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë është transformuar në dorën e djathtë të delegacionit serb, kjo duke i shërbyer interesave serbe në krijimin e agjendës së tyre”, shkruan Arifi.

Sipas Arifit europianët po heshtin karshi dallavereve që po i bën Serbia. Në këtë rast ai përmend ujdinë për energjinë.