Mecini: Fajtore për eksodin e 2014-ës është edhe politika (Video)

Aktuale June 01, 2018 - 22:38

Sociologu Albert Mecini, në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini ka thënë se problemet që dalin në kuadër të ri-integrimit apo riatdhesimit të personave që kanë emigrua janë pikërisht ato shkaqet apo problemet që ata e kanë marrë atë rrugë.

“Ky problem tek ne është permanent në vazhdimësi, ka persona që ende gjejnë mënyra për ta lëshuar vendin.

Pjesa dërmuese e personave në 2014 e kanë lëshuar Kosovën për shkaqe ekonomike, dhe pjesa tjetër që pavarësisht që ka pasur një pagë në nivel mestar apo punë të mirë, por që izolimi i Kosovës është ende real të bënë një lloj rebelimi brenda dhe vendos që me shit tokën për të dalë jashtë vendit”, ka sqaruar sociologu Mecini.

Ai faktor për këtë e ka bërë edhe gjendjen politike në vend.

“Edhe aspekti politik ka ndikuar në problemet psikologjike që janë reflektuar nga masa”, ka thënë Mecini.