Zenun Pajaziti dhe Izmi Zeka kanë punësuar familjarët e tyre në institucione publike

Aktuale June 01, 2018 - 21:01
Detajet

Zenuni Pajaziti nuk ka vendosur vetëm për punësimin në ujësjellësin regjional Hidromorava. Duke përfituar nga fuqia e tij politike, ish shefi i GP të PDK'së, ka punësuar edhe familjarët e tij nëpër institucione të tjera publike në Gjilan.

Vëllai i tij, Gëzimi është i punësuar në PTK.

Por, deputeti nga Gjilani nuk e la me kaq.

Ai punësoi edhe kunatën e tij, Hikmetën, në Ministrinë e Brendshme.

Për të gjitha këto ai ka një përgjigje.

Për këto punësime të familjarëve ka reaguar edhe bashkëpartiak të Pajazitit.

Bajram Isufi, nga PDK'ja ka thënë për Frontal se punësimet partiake janë të papranueshme.

Por, nuk është i vetmi zyrtar i PDK'së nga Gjilani që ka bërë punësime të tilla.

Edhe Izmi Zeka, tani zv.ministër i Punëve të Brendshme, ka të punësuar disa familjar nëpër ndërmarrje publike.

Në një prononcim për Frontal ai e pranon këtë fakt.

Zv.ministri, që është nipi i Kadri Zekës, ka një shpjegim interesant për çështjen e punësimit të familjarëve.

Ndonëse Zeka thotë se vëllau i është punësuar me kontratë mbi vepër në Universitetin e Gjilanit, ky institucion përmes një përgjigje për Frontal se vëllai i madh i zëvendëminsitrit është pranuar me anë të konkursit.

Zeka akuzon të parin e Gjilanit, Lutfi Hazirin, se po punëson familjarëve dhe militantë të partisë dhe se po i politizon të gjitha institucionet komunale.

Frontal ka provuar të marrë një prononcim në lidhje më këto akuza nga i pari i Komunës së Gjilanit, por ai nuk e ka hapur telefonin.