Veseli bashkë me opozitën fillon lobimin për liberalizim

Aktuale May 31, 2018 - 12:33
Lexoni më shumë detaje

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se së bashku me të gjithë përfaqësuesit e partive politike, përfshirë edhe opozitën do të fillojë lobimin për liberalizim të vizave, raporton “Zeri.info”

LEXO EDHE: Veseli i bindur: Liberalizimi i vizave do të ndodhë shpejtë

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Veseli ka bërë të ditur se lotimi do të bëhet si lloj turi nëpër qendrat evropiane.

Njoftimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Nga java e ardhshme, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Kosovës, pozitë dhe opozitë, do të filloj një turne lobimi në qendrat europiane, për të kërkuar mbështetjen për liberalizim, e po ashtu për të garantuar se qytetarët tanë do t’i respektojnë plotësisht procedurat që parasheh programi i lëvizjes së lirë në Zonën Schengen