Shtatë parti nënshkruajnë deklaratën për mocion për rrëzimin e Qeverisë

Aktuale May 31, 2018 - 10:52
Lexoni më shumë detaje

Shtatë parti politike kanë nënshkruar deklaratën që kërkon ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë, shkruan “Zëri.info”.

Kjo është bërë e ditur nga anëtari Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi.

Ai përmes një statusi në llogarinë e tij në “Facebook” ka pyetur LDK-në, PSD-në e Alternativën përse nuk po e nënshkruajnë.

“7 subjekte politike, përfshirë këtu parti të pakicave kombëtare, e kanë nënshkruar tashmë deklaratën që kërkon votëbesimin në Kuvend të kësaj qeverie të pakicës që është e delegjitimuar, si dhe zgjedhje të parakohshme për ta nxjerr vendin nga kriza. Përse nuk po nënshkruan LDK, PSD e Alternativa? Ky është detyrimi minimal që duhet të përmbushin si "opozitë" para qytetarëve. Zgjedhjet janë zgjidhja!”, ka shkruar Abazi. /Zëri/