Simiq: Rasti i Trepçës është shembull i dhunës së Prishtinës ndaj serbëve

Aktuale May 30, 2018 - 23:23
Lexoni më shumë detaje

Qeveria e Prishtinës ka miratuar një propozim për statusin e Trepçës, por serbët nuk kanë marrë pjesë në këtë çështje, ka thënë Igor Simiq nga Lista Serbe.

Ai ka thënë se është e frikshme heshtja e komunitetit ndërkombëtar ndaj lëvizjeve të tilla, ku thotë se është shembull se si Prishtina bën dhunë fizik e juridike ndaj popullit serb.

Simiq thotë se çështja e Trepçës është çështja më e rëndësishme për serbët në veri të Kosovës pasi ajo punëson më shumë se 3.000 punëtorë.

“Përfaqësuesit serbë as që kanë qenë të konsultuar lidhur me këtë statut”, ka thënë ai për RTS-në, tranmeton lajmi.net.

Sipas tij: “Ndaj serbëve të kthyer po hedhen gurë, ata po arrestohen dhe po keqtrajtohen”.

Ndërsa, Simiq ka folur edhe për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Sipas tij për AKS-në ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës është i mundshëm dhe i domosdoshëm.