Pacolli nga Vjena: Në fund të muajit dihet data për heqjen e vizave

Aktuale May 30, 2018 - 17:10
Lexoni më shumë detaje

Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit vizitës në Vjenë, bëri të ditur se Austria do ta mbështes Kosovën fuqishëm.

“Është nënvizuar përkrahja e Austrisë me gjithë potencialin e saj ndaj Kosovës. Së pari me integrimet, siç janë anëtarësimet në organizata të ndryshme, këtë vit kemi anëtarësimin në Organizatën e INTERPOL-it”,

“Austria do ta mbështes Kosovën fuqishëm. Folëm për anëtarësime të tjera, për UNESCO dhe morëm dëshmi të forta se Austria do ta ndihmojë Kosovën në këtë proces”, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq për punën e vizave, Pacolli tha se deri në fund të muajit do të bëhet e ditur data ekzakte se kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza.

“Liberalizimi do të ndodhë këtë vit”.