Thaçi takoi Schüssel: Ishte zë i fuqishëm i popullit të Kosovës

Aktuale May 30, 2018 - 16:17
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, ka takuar ish kancelarin dhe kryediplomatin austriak gjatë viteve të luftës, Wolfgang Schüssel.

Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se ish-kancelari dhe kryediplomati austriak, Wolfgang Schüssel, është një mik i dëshmuar i Kosovës, transmeton "Zeri.info".

“Sot, ne evokuam kujtime të periudhës së luftës, lirisë dhe shtetndërtimit. Si zëvendëskancelar dhe kryediplomat, Wolfgang Schüssel, ishte zë i fuqishëm i popullit të Kosovës, duke mbështetur intervenimin humanitar të NATO-s dhe parandalimin e spastrimit etnik”, ka shkruar ai.

Sipas Thaçit, si kancelar, Schüssel përkrahu rindërtimin, demokratizimin e institucioneve dhe tranzicionin në Kosovë.

“Për këtë mbështetje të madhe në periudhën më kritike për vendin tonë, populli i Kosovës do t’i jetë gjithmonë mirënjohës”, ka shtuar ai.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Ish-kancelari dhe kryediplomati austriak, Wolfgang Schüssel, është një mik i dëshmuar i Kosovës. Sot, ne evokuam kujtime të periudhës së luftës, lirisë dhe shtetndërtimit.

 Si zëvendëskancelar dhe kryediplomat, Wolfgang Schüssel, ishte zë i fuqishëm i popullit të Kosovës, duke mbështetur intervenimin humanitar të NATO-s dhe parandalimin e spastrimit etnik.

Si kancelar, ai përkrahu rindërtimin, demokratizimin e institucioneve dhe tranzicionin në Kosovë.

Për këtë mbështetje të madhe në periudhën më kritike për vendin tonë, populli i Kosovës do t’i jetë gjithmonë mirënjohës. 

Image