Thaçi takon ish-presidentin austriak, falënderon për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës

Aktuale May 29, 2018 - 16:33
Detajet

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar sot me ish-presidentin austriak Heinz Fischer për të cilin thotë së ka qenë mbështetës i madh për Kosovën që nga viti 2004, shkruan “Zëri.Info”.

Thaçi përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, po ashtu ka treguar se në këtë takim falënderoi Fischer për kontributin e dhënë për Kosovës e gjithë Evropën.

“Një takim të përzemërt e patëm edhe me ish-presidentin austriak, Heinz Fischer, i cili që nga viti 2004 ka mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit.

Ish-presidentin Fischer e falënderova për kontributin që ka dhënë për Kosovën, rajonin dhe tërë Evropën. HTH”, ka shkruar Thaçi./ZËRI

Image

Image