Thaçi arrin në Vjenë, pritet nga protokolli austriak (VIDEO)

Aktuale May 29, 2018 - 15:02
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Aeroportin e Vjenës, ku është pritur nga protokolli i shtetit austriak, raporton “Zeri.info”.

Gjatë ditës së sotme, ai pritet të takohet me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, me të cilin, sipas njoftimit të Presidencës, do të bisedojë për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në rrafshin politik, ekonomik, arsimor dhe kulturor.

Thaçi, po ashtu do  të kërkojë mbështetje nga kancelari austriak për dinamizmin e perspektivës evropiane të Kosovës. /ZËRI/