Vazhdon shpërndarja e Testit të Maturës nëpër rrjete sociale

Aktuale May 29, 2018 - 11:35
‘Zeri.info’ ka siguruar disa teste

Edhe pse Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, përkatësisht Këshilli i Maturës Shtetërore ka paralajmëruar masa ndëshkimore ndaj të gjithë atyre që e keqpërdorin testin, shkruan “Zeri.info”.

Sipas këtij Këshilli, nxënësit të cilët identifikohen se kanë shpërndarë teste nëpër rrjete të ndryshme sociale, do të suspendohen nga Testi i Maturës.

Pavarësisht kësaj shpërndarja e testeve të maturës po vazhdon edhe gjatë ditës së sotme.

“Zeri.info”, ka siguruar disa teste të cilat janë duke u shpërndarë në grupe të mbyllura në rrjetet sociale nga vetë nxënësit.

LEXO EDHE: Manipulimet e Testit të Maturës, paralajmërohen ndëshkime

Testi gjatë ditës së sotme është duke u mbajtur në Prishtinë dhe në Podujeve, ndërkaq dje është mbajtur në Ferizaj dhe në Gjilan.

Këto teste të cilat i ka siguruar “Zeri.info”, janë nga lënda e matematikës, gjuhës angleze, letërsisë shqipe, etj.

Për më shumë, shikoni testet që nxënësit kanë shpërndarë. /ZËRI/

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image