Komuna e Prishtinës nuk i rregullon rrugët e dëmtuara në lagjen "Bregu i Diellit"

Aktuale May 28, 2018 - 14:00
Lexoni detajet

Banorët të cilët jetojnë mbrapa Qendrës Tregtare, tek Bregu i Diellit në Prishtinë, po ankohen se askush nuk po i rregullon rrugët, të cilat në atë pjesë të qytetit janë të dëmtuara, raporton zeri.info.

Sipas tyre, fajin për dëmtimin e kësaj rruge e kanë edhe kamionët e Qendrës Tregtare, e cila është në atë lagje.

“Është e tmerrshme. Kamionët e  Qendrës Tregtare “VIVA”, qindra tonësh lëvizin pothuajse 24 orë dhe askush nuk e rregullon rrugën e cila është dëmtuar komplet nga ata”, ka thënë njëri prej qytetarëve i cili tashmë 35 vite jeton në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Mosrregullimi i disa rrugëve të dëmtuara në Prishtinë, disa herë ka qenë problem edhe i banoreve të lagjeve tjera në kryeqytet./ZERI