Stefanoviq i kundërpërgjigjet Hoxhajt

Aktuale May 28, 2018 - 13:22
Ja për çfarë bëhet fjalë

Edhe pse Serbia ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që autoritetet e saja hetimore të përfshihen zyrtarisht në hetimin për vrasjen e udhëheqësit të Iniciativës Qytetare, SDP Oliver Ivanoviq, autoritetet e Prishtinës kanë refuzuar gjithmonë, ka thënë ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

LEXO EDHE: Hoxhaj i kundërpërgjigjet Serbisë për rastin e Ivanoviqit

“Kanë kaluar mbi katër muaj që nga vrasja e Oliver Ivanoviq, ndërkaq autoritetet e Prishtinës që morrën pamjet e kamerave kanë pasur qasje për të gjithë dëshmitarët e mundshëm dhe plotësisht në kontroll vendin e kryerjes së krimit, si dhe forenzikën, ata nuk kanë përparuar aspak në hetim dhe as që kanë treguar gatishmëri të veçantë për të zbuluar vrasësit “, tha ai duke iu kundërpërgjigjur akuzave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai përsëriti se Beogradi është i gatshëm të marrë pjesë në hetim, sepse dëshiron që vrasësit dhe organizatorët të gjenden.

Hoxhaj, në llogarinë e tij në Twitter mbrëmë ka shkruar se Beogradi refuzon të bashkëpunojë me Prishtinën në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviq, dhe se përgjigjet për vrasjen e tij po fshihen në Beograd, transmeton Klan Kosova