AAK-së i bashkohet edhe një deputete

Aktuale May 28, 2018 - 12:28
Ja cila deputete iu bashkua AAK-së

Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) prej sot i shtohet edhe një deputete, shkruan “Zeri.info”.

Këtij grupi parlamentar i është bashkuar deputetja Emilija Rexhepi e cila deri sot ishte pa grup.

Kjo është bërë e ditur nga shefi i deputetëve të AAK-së, Ahmet Isufi.

“Sot Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu bashkua deputetja Emilija Rexhepi. Bashkë me kolegë deputet i uruam mirëseardhje dhe bashkëpunim deputetes Emilija Rexhepi. Si në çdo legjislaturë edhe tani na presin punë dhe angazhime në përgatitjen e ligjeve dhe aprovimin e tyre. Deputetja Emilija Rexhepi ishte shumë e përgjegjshme në detyrat dhe obligimet që ju besuan si deputete”, ka shkruar Isufi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Emilija Rexhepi është nga Partia e Re Demokrate. /Zëri/

Image