Hoxha: Të mos ia bëjmë qejfin vetes

Aktuale May 28, 2018 - 11:00
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në një diskutim për agjendën Evropiane të Kosovës tha se Kosova ka shënuar progres në përmbushjen e agjendës evropiane pavarësisht se ajo theksoi që është plotësuar vetëm një nga 22 kriteret nga Bashkimi Evropian raporton "Zeri.info".

“Agjenda Evropiane duhet të jetë një prioritet për të gjithë dhe jo vetëm në letër. Qeveria dhe BE kanë inicuar këtë agjendë që parasheh konkretizimin e 22 aspekteve kryesore”, tha Hoxha.

Hoxha theksoi se Kosova ka shënuar progres në miratimin e disa ligjeve porse i mbeten edhe 21 prioritete të caktuara nga BE-ja.

“Ne kemi plotësuar një prioritet dhe 21 ende kanë mbetur për Kosovën nga projekti i BE-së për Kosovën. Ka progres të konsiderueshëm  në agjendën Evropiane dhe ky progres është shtuar pas miratimit të 11 ligjeve. Ka pasur progres në fushën ligjore”, theksoi Hoxha raporton “Zeri.info”

Ajo mes tjerash tha se duhet të jemi real në raport me agjendën evropiane të Kosovës dhe të mos ja bëjmë qefin vetes.

Këto komente Hoxha i bëri në një diskutim të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), me temën “Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Sfidat dhe Pritshmëritë”. /Zeri