Hoxha: Procesi i vizave përmbyllet sivjet

Aktuale May 28, 2018 - 10:48
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është shprehur e bindur se rekomandimi i Komisionit Evropian, i cili do të publikohet në qershor lidhur me atë se sa është përmbushur kriteri i fundit për liberalizim, do të jetë pozitiv.

Kjo pasi sipas saj, nuk ka kurrfarë arsye që të mos jepet vlerësimi pozitiv nga KE.

LEXO EDHE: Politikanët po e dëmtojnë liberalizimin

“Në bazë të rezultateve dhe të plotësimit të kritereve që janë kërkuar e të cilat kanë qenë gjithsej 95, besoj se do të kemi rekomandim pozitiv sa i përket heqjes së vizave për qytetarët tanë. E them këtë sidomos duke pasur parasysh faktin se në vitin 2016 Komisioni Evropian kishte dhënë rekomandimin pozitiv sa i përket liberalizimit të vizave. Nuk shoh ndonjë arsye që të mos kemi rekomandim pozitiv duke pasur parasysh se jemi të vetmit në rajon me regjim të vizave”, ka deklaruar Hoxha për “Zërin”.

E para e MIE-së me këtë rast është shprehur optimiste se procesi i liberalizimit të vizave do të finalizohet përgjatë këtij viti.

“Afatet nuk janë strikte sepse nuk varen nga ne, por nga procedurat dhe nga institucionet e Bashkimit Evropian. Megjithatë, duke u bazuar në përvojën e vendeve të tjera dhe kohën që ka marrë pas rekomandimit, votimit e deri në hyrjen në fuqi, unë jam optimiste se ky proces do të duhej përmbyllur sivjet”, ka potencuar ajo. /ZËRI/