Selim Pacolli kosit livadh për fundjavë (VIDEO)

Aktuale May 27, 2018 - 17:48
Edhe pse është duke agjëruar ai pa asnjë problem e kosit livadhin

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka vendosur që këtë fundjavë të mos e kaloj kot së koti duke pushuar.

Ai përmes profilit të tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se për fundjavë ka vendosur që të kosit livadhin e tij, përcjell “Zeri.info”.

Në “Facebook”, Pacolli ka postuar një fotografi dhe video në të cilën ka shkruar “Koha e kosës”.

Image

Qytetarët e mirëpritën këtë gjest nga numri dy i Prishtinës, duke e ditur se ai është edhe duke agjëruar.

Kujtojmë se Selim Pacolli është emëruar nënkryetar i Komunës së Prishtinës pas zgjedhjeve lokale, duke bërë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila kishte dalë e para me rezultate.