Shtyhen për një vit akreditimet e universiteteve publike e private

Aktuale May 27, 2018 - 14:33
Dështon hapja e programeve të reja

Agjencia e Akreditimit e Kosovës ka vendosur të zgjasë edhe për një vit të gjitha akreditimet e programeve ekzistuese. Krejt kjo për shkak se funksionalizimi i kësaj Agjencia ka pamundësuar vlerësimin e programeve që kanë qenë në proces akreditimi. Veç kësaj, AKA këtë vit nuk do të bëjë akreditimin e asnjë programi të ri studimi në universitete publike e private.

Të gjithë ata që dëshirojnë të  bëhen studentë sivjet nuk do të kenë mundësi të regjistrohen në asnjë program të ri studimi.

Vendimi për të mos akredituar asnjë program studimi të ri në universitete publike e private është marrë nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës, në mbledhjen e fundit. Vendimi vlen për të gjitha universitete, ato publike dhe private.

Kjo Agjenci ka marrë edhe vendim për të shtyrë edhe një vit akreditimin të gjitha institucioneve të arsimit të lartë që kanë pasur akreditim deri tash.

Fajin pse e kanë shtyrë akreditimin kolegjeve dhe universiteteve ia kanë lënë mungesë së funksionalizimit të Agjencisë së Akreditimit.

“Për më tepër, KSHC mori vendim për zgjatjen e akreditimit të të gjitha programeve të studimit të cilat kanë akreditim valid edhe për një vit, në mënyrë që procesi i vlerësimit dhe akreditimit të mos dyfishohet me rastin e fillimit të procesit të ri të akreditimit”, thuhet në vendimin e Agjencisë, shkruan Gazeta Express.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë është funksionalizuar në fund të muajit mars derisa për pesë muaj kishte mbetur Agjencia pa Këshill. Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi kishte shkarkuar Bordin per joprofesionalizem.

Ndërkohë, për programet e pezulluara për një vit, Agjencia ka kërkuar materialet prej institucioneve arsimore për të vendosur lidhur me fatin e këtyre programeve.

Express ka provuar të kontaktojë me Kryetarin e KS