Moti për sot

Aktuale May 27, 2018 - 08:00
Do të befasoheni nga temperaturat sot

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat pasdite vende-vende shoqërohen me reshje shiu.

Sipas institutit, temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 11 deri 13 gradë Celsius, kurse, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23 deri 25 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri 5 metra për sekondë.