Ismaili thotë se në qershor do të nis furnizimi me barna

Aktuale May 26, 2018 - 19:17
Lexo detajet

Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare, ende po mungojnë edhe gjërat më elementare.

Qytetarët po detyrohen t’i blejnë vet, si barnat ashtu edhe  materialin shpenzues.

Në një intervistë për RTV21,ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili zotohet se në fund të qershorit, do të filloj furnizimi i rregullt me barna dhe material shpenzues.

Flet edhe për  Ligjin për Sigurime Shëndetësore i cili sipas tij do t’u mundësoj qytetarëve që t’i  marrin pa pagesë barnat jashtë spitalore.

Ministri Ismaili tha po ashtu se në fund të vitit 2019 qytetarët do të kenë sigurime shëndetësore.