Hoti: Ata që po bisedojnë fshehtas me Serbinë do të përballen me refuzim popullor

Aktuale May 26, 2018 - 15:31
Lexoni më shumë detaje

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se me Serbinë janë duke u bërë bisedime të fshehta, përcjell “Zeri.info”.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Hoti ka paralajmëruar refuzim popullo ndaj bisedimeve të fshehta që po zhvillohen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i plotë i Hotit:

Republika e Kosovës, me aranzhimin e saj kushtetues bazuar në Planin e Ahtisarit, është e arritura më sublime e nacionalizimit shqiptar dhe kompromisi që kemi bërë për paqe në rajon.

Çdo marrëveshje me Serbinë që e cenon këtë arritje dhe funksionalitin e Republikës, duke bërë ri-aranzhime kushtetuese, do të jetë e pa pranueshme.

Ata që po bëjnë negociata fshehtas dhe pa mandat le ta dinë se do të përballen me refuzim popullor.