DREJTPËRDREJT: Protesta e opozitës në Shqipëri

Aktuale May 26, 2018 - 11:40
Shikojeni ''LIVE'' protestën e opozitës në Shqipëri

Mijëra qytetarë të Shqipërisë janë mbledhur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë, pranë ndërtesës së Kryeministrisë për të protestuar kundër Qeverisë dhe me kërkesë kryesore dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Me banderolën “Poshtë Pashallarët e Krimit’, partitë opozitare organizuan këtë të shtunë një protestë masive, siç thonë ato, kundër krimit dhe rrëzimit të dalzotësit të tyre, Edi Ramën.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ftuar gjithë qytetarët për t’iu bashkuar protestës, ndërsa ka lënë të kuptojë se do të jetë një protestë paqësore, duke thënë se “mirëse të vini, fillojmë nga sheshi Skënderbej, marshim do të jetë. Të bashkohemi të gjithë si qytetarë kundër krimit dhe kundër drogës për Shqipërinë Europiane”.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi, të shoqëruar nga mbështetës, janë nisur nga selitë respektive drejt Ministrisë së Brendshme për të kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt.

“Sot më shumë se kurrë të gjithë kërkojnë ikjen e Ramës dhe grupin e tij që kanë bllokuar hapjen e negociatave. Edhe kushtet e vështira, ne jemi të gatshëm t’i marrim përsipër, që t’u hapim shqiptarëve rrugën negociatave. Largimi i Edi Ramës largon çdo problematikë e do tu japë shpresë shqiptareve”, është shprehur Kryemadhi për mediat.

Kjo është protesta e tretë e organizuar nga “opozita e bashkuar” kundër Qeverisë së Edi Ramës.