Aktuale

Limaj: Kosova dhe Shqipëria t’i ndihmojnë arbëreshët në kultivimin e vlerave shqiptare

Limaj: Kosova dhe Shqipëria t’i ndihmojnë arbëreshët në kultivimin e vlerave shqiptare
25 maj 2018 • 21 : 39

Lexo detajet

Kosova dhe Shqipëria i kanë borxh arbëreshëve të Italisë për ruajtjen e identitetit, historisë, gjuhës dhe zakoneve tjera shqiptare ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në një takim të organizuar nga komuniteti arbëresh në Itali, transmeton “Zëri.info”.

Limaj, në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se arbëreshët nuk hoqën dorë asnjëherë nga identiteti i tyre kombëtarë dhe me gjelozi e ruajtën traditën dhe kulturën shqiptare.

“Shqipëria dhe Kosova duhet të angazhohen për të ndihmuar arbëreshet në ruajtjën dhe zhvillimin e këtyre vlerave”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Ishte kënaqësi që në jubileun e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, në vendlindjen e Jeronim de Radës dhe Zef Serembes, bashkë me ministrat Dardan Gashi e Pandeli Majko, të marrim pjesë në një tubim të organizuar nga komuniteti arbëresh në Itali.

Kosova dhe Shqipëria u kanë borxh arbëreshëve për ruajtjen me fanatizëm të identitetit, historisë, gjuhës dhe zakoneve tjera arbëreshe për qindra vjet.

Shqipëria dhe Kosova duhet të angazhohen që t'u ndihmojnë arbëreshëve në ruajtjen e këtyre vlerave.

Arbëreshët i ftuam që sa më shpejt ta viztojnë Kosovën për ta thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat.

FL

© zëri.info