Veseli u takoua edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi

Aktuale May 25, 2018 - 19:34
Lexo detajet

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka vazhduar agjendën e tij të takimeve në Tiranë, me pritjen e organizuar në Kuvendin e Shqipërisë nga homologu i tij, Gramoz Ruçi.

Në këtë takim të ngrohtë e miqësor, të dy kryeparlamentarët diskutuan për zhvillimet e fundit në të dyja vendet, jetën parlamentare në Kosovë e Shqipëri, si dhe për shtrirjen e mëtejmë të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe parlamenteve respektive.

Kryetari Veseli e njohu kreun e Kuvendit të Shqipërisë me angazhimet e legjislativit kosovar për përmbushjen e detyrave të tij kushtetuese dhe sidomos përkushtimin për të çuar përpara agjendën evropiane të vendit.

Kryeparlamentari Ruçi ndërkaq, u shpreh i nderuar të pres në takim homologun e tij nga Kosova, duke u shprehur i kënaqur me arritjet e Kosovës në shumë sfera.

Ruçi ritheksoi vullnetin e legjislativit shqiptar për të vënë në dispozicion të Kuvendit të Kosovës gjithë përvojën parlamentare, sidomos në rrafshin e integrimit evropian.ë