Deda i kundërpërgjigjet ashpër Albulena Haxhiut

Aktuale May 25, 2018 - 18:19
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Deputeti i Alternativës për Kosovën, Ilir Deda, është treguar mjaft i ashpër në postimin e tij të fundit në Facebook ndaj deputetes Albulena Haxhiu dhe ndaj Zyres së Presidentit të Republikës së Kosovës, shkruan Periskopi.

Lëvizja Vetëvendosje në tryezën e organizuar sot e paraqiti një dokument për nënshkrim, i cili mbeti i panënshkruar. Deputetja Haxhiu e sulmoi në një postim në Facebook më herët Ilir Dedën, duke thënë se ai e ndaloi “beftas dokumentin e nënshkrimeve dhe nuk e la të kalonte te subjektet e radhës”. Duket që zonja Haxhiu vërtet ka besuar që një gjë e tillë do të nënshkruhej nga partitë politike. Ajo madje, e sulmoi Dedën duke i thënë se nuk është një opozitar i vërtetë.

LEXO EDHE: Albulena Haxhiu i reagon Ilir Dedës

Por, Deda tha se “letra kishte qëndruar te përfaqësuesi i Lëvizjes për Bashkim”, ndërsa shpjegon më tej se nuk kishte interesim për t’u nënshkruar nga partitë politike ai që e ka quajtur “dokumenti-diktat”.

Ai ka reaguar edhe ndaj Zyres së Presidentit duke thënë se nuk duhet të humbin kohë në shpikjen e inateve personale, dhe se nuk i lejohej Thaçit të negocionte me Serbinë pa mandat të qartë nga Kuvendi i Kosovës.