Haradinaj: I kërkova Vatikanit ta njohë Kosovën

Aktuale May 25, 2018 - 13:15
Detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë të mbajtur sot për media foli për vizitën e tij në Vatikan me ç'crast tha se gjatë kësaj vizite u ka bërë kërkesë që Vatikani ta njohë pavarësinë e Kosovës, raporton zëri.info 

"Kam ftuar këtë konferencë pas vizitës në Vatikan. Kam pasur një takim pune me kardinalin Parolin. Më këtë takim që ka zgjatë ma shumë se një orë kemi biseduar për temat bilaterale Kosovë me Selinë e shenjtë. Kemi biseduar për rëndësinë që ka njohka nga Vatikani", tha ai 

Haradinaj tregoi se i ka bërë papës një dhuratë, një letër me kërkesë për njohjen e Kisovës. 

Kam pasur mundësi t'i tregojë papës për Kosovën. I kam bërë një dhuratë. Një letër me kërkesë për njohjen e Kosovës. 

I thash se populli i Kosovës i ka shpresat te ju. Ai tha se e kam në zemër popullin e Kosovës dhe do të lutem për ju ", tha ai./Zeri