Kurti: Haradinaj të jap dorëheqje ose ta testojë besimin ne Kuvend

Aktuale May 25, 2018 - 11:28
Detajet

Ka filluar tryeza e Lëvizjes Vetëvendosje ku po marrin pjesë të gjitha partitë përveç Listës Serbe. 

Albin Kurti kryetar i Lëvizjes Vetëvendojse ka nisur këtë tryezë duke arsyetuar pikën e vetme për diskutim " shkuarjen ne zgjedhje te parakohshme". 

Ai ka thënë se kryeministri Haradinaj po shfrytëzohet nga presidenti Thaqi për ti kaluar disa qështje. "Këtë kryeministër Thaqi e ka marrë me qera për demarkacionin e çështje tjera",tha ai. 

Ai tha se Haradinaj ashtu siq e ka miratuar demarkacionin të cilin e kundërshtonte do ta bëj edhe Zajednicën. 

"Haradinaj duhet të jap dorëheqje, vetëm të zeza na ka sjellë ky kryeministër. Kurrë nuk kam besuar se ps raportit të Bulliqit ai na sjellë demarkacionin. Ky edhe Zajednicën e ben. Jam i bindur se është e drejtë e jona të kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj. 

Kurti tutje tha se Haradinaj ose duhet të jap dorëheqje ose të testojë veten në Kuvend. 

"Nuk mund të vazhdohet me këtë qeveri që po na mban në krizë politike e ekonomike prej se ka nisur. Haradinaj duhet të jap dorëheqeje ose qeveria e tij ta testoj besimin në Kuvend", ka thënë ai./ZËRI/