Ahmeti fton LDK-në dhe VV-në t’i sigurojnë votat për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”

Aktuale May 24, 2018 - 23:04

Ai ka thënë se LDK dhe VV i kanë të sigurta votat e 12 deputetëve të PSD-së nëse arrijnë të sigurojnë 46 vota për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”.

“Nëse bëhen bashkë Vetëvendosje, PSD dhe LDK nevoiten më pak se 60 vota për rëzimin e qeverisë dhe neve na duhet vetëm mbështetja e Listës Serbe për ta rrëzuar këtë qeveri.

Në qoftë se VV dhe LDK janë 46 edhe unë sonte nënshkruaj votën e 12 deputetëve”, u shpreh Ahmeti.

Tutje, ani pse e sheh si situatë të pafavorshme për partinë e tij, Ahmeti thotë se ky fakt nuk duhet të mbajë peng vendin nga zgjedhjet e reja parlamentare. Ai vlerëson se tanimë vendi ndodhet në një situatë të ndishme, duke iu referuar kështu fazës përfundimtare të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Neve nuk na konvenojnë zgjedhjet tani, por nuk duhe të ua lejojmë qytetarëve këtë keq-qeverisje”, tha Ahmeti në Zona e Debatit në Klan Kosova.