Veseli bashkë me bashkëshorten shijojnë udhëtim me gondolat e Venedikut (FOTO)

Aktuale May 24, 2018 - 22:58

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në kuadër të pjesëmarrjes së tij në hapjen e Bienales së Venedikut në Itali, ka shfrytëzuar kohën të shijojë dhe momente relaksi në qytetin e urave.

I shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Violeta, Kryeparlamentari Veseli është parë ndërsa po shëtisnin nëpër sistemin e kanaleve të Venedikut, njofton Klan Kosova.

Kadri Veseli përveç me bashkëshorten në gondolat e rralla italiane është parë bashkë edhe me zyrtarë të Ministrisë së Kulturës të cilët ishin pjesë e hapjes zyrtare të Pavijonit të Kosovës.

Image