Ahmeti: Nuk pajtohem me Dardan Molliqajn për Albinin

Aktuale May 24, 2018 - 22:00

Shpend Ahmeti ka thënë se nuk pajtohet me Dardan Molliqajn me vlerësimin se Albin Kurti është njeri i rrezikshëm për Kosovën.

Ahmeti ka thënë se Albin Kurti vazhdon të jetë njeriu me intelektual dhe më i lexuar që ai e ka takuar

Ahmeti VV-së: Do ju përgjigjem kurdo që më sulmoni me fjalë të PDK-së

Kryetari i PSD-së dhe i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se ish shefi i tij, Albin Kurti ia kishte vendosur atij edhe personat në komunën e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se ai kishte vendosur që numër dy në komunë ta bënte Dardan Sejdiun, por një gjë të tillë nuk e pranoi Kurti, duke i thënë Ahmetit se numri dy i komunës nuk duhet të ishte një person që ishte pjesë e FER-it, por dikush nga Lëvizja.

Një gjë të tillë Ahmeti tha se e pranoi, duke e vendosur në atë post Xhelal Sveqlen dhe jo Dardan Sejdiut.

Ahmeti në Klan Kosovë ka thënë se VV e kishte ‘sulmuar’ shumë shpesh por se ai kishte heshtur për ta mbajtur të bashkuar Lëvizjen.

Megjithatë ai ka thënë se tani nuk do heshtë më. Duke folur për sulmet që aktivistët po i bëjnë atij, ai ka thënë se do u përgjigjet atyre kurdo që ata e sulmojnë me mjete e fjalë të PDK-së.