'Thaçi i ndan medalje Rugovës, ndërsa në librin e tij e quan pijanec e frikacak'

Aktuale May 24, 2018 - 18:40
Lexo detajet

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot i ka ndarë Medaljen Presidenciale pas vdekjes ish-presidentit Ibrahim Rugova, shkruan “Zëri.info”.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Agron Demi nga instituti GAP, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”. Sipas tij, ky veprim i Thaçit është hipokrizi, pasi në librin biografik, Thaçi e quan Rugovën pijanec e frikacak.

“Një nivel i ri i hipokrizisë: Pas promovimit të librit biografik në Londër e Paris, Thaçi u kthye në Prishtinë për t’i ndarë Medaljen Presidenciale pas vdekjes ish Presidentit Rugova për meritat e tij në pavarësinë e vendit, për të vazhduar pastaj javën e ardhshme në Vienë turin në promovimin e librit, në të cilin shkruhet se Rugova ishte një lider frikacak, pijanec kronik dhe disfatist”, ka shkruar Demi. /Zëri/