VV në ditën e presidentit: Hashim të duam në Dubravë

Aktuale May 24, 2018 - 18:34
Detajet

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë uruar sot ditën e presidentit.

Por urimi i tyre nuk është i zakonshëm, ata po e shprehin në fakt dëshirën që presidentin momental të Kosovës, Hashim Thaçin, ta shohin në burg.

Me krijimin e një hashtagu #HashimtëduamnëDubravë, shumë aktivistë të kësaj Lëvizje kanë uruar ditën e Presidentit, dhe kanë shpërndarë foto të montuara të Thaçit prapa grilave.

Sot është dita e Presidentit.

Hashim të duam, #nëDubravë, ka shkruar një aktivist, bashkë me foton që ka shpërndarë, shkruan GazetaBlic.

Të njejtin hashtag e ka shpërndarë edhe aktivisti i njohur si më i zhurmshmi i VV-së Egzon Azemi

Ndërsa Thaçi në ditën e presidentin ka dekoruar me medalje presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova.

Medaljen presidenti Thaçi ia ka dorëzuar bashkëshortes së ish-presidentit Fanë Rugova.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljes të pranishëm ishin edhe djemtë Mendim dhe Ukë Rugova dhe vajza e tij deputetja Teuta Rugova.

24 maj shënohet në Kosovë si dita e presidentit.