Osmani: Ata që sot e quanin tradhtar Ibrahim Rugovën sot i përkulen te varri

Aktuale May 24, 2018 - 16:53
Lexo detajet

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, sot për Ditën e Presidentit, është shprehur se shumë prej atyre që e kundërshtonin ish-presidentin Ibrahim Rugova sot i përkulen te varri.

“Dita e Presidentit, e atij që e ndërtoi shtetin kur shumëkush e luftonte, e anatemonte, e quante të çmendur e tradhtar”, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Shumë nga të tillët sot i përkulen para varrit e mbajnë fjalime ku duan ta barazojnë kontributin e Presidentit historik për të ndërtuar shtetin me ‘kontributin’ e tyre për ta shkatërruar po këtë shtet”.

“Po tentojnë ta rishkruajnë historinë, por e kanë të kotë. Vepra e Presidentit Rugova është shkruar në mbamendjen historike të popullit të Kosovës, për mos t’u fshirë kurrë”. /Zëri/