Thaçi: Vrasja e 14-vjeçarit duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve

Aktuale May 24, 2018 - 15:58
Detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas vrasjes së një 14 vjeçari në Kamenicë, transmeton “Zeri.info”

Thaçi përmes një shkrimi në llogarinë e tijë në “Facebook” ka thënë se vrasja të miturit nga babai i tij duhet të zgjojë ndërgjegjën e të gjithëve.

“Jam i prekur thellë nga vrasja e të miturit 14 vjeçar nga Karaçeva e Komunës së Kamenicës. Dhuna në familje është e patolerueshme, në kundërshtim me vlerat që kemi krijuar si shoqëri dhe kundër traditës sonë. Familja gjithmonë ka qenë e shenjtë dhe e tillë duhet të mbetet, të kultivohet dhe ruhet nga të gjithë. Ky rast i rëndë, duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve, për të punuar më shumë dhe më vendosmërisht për të parandaluar çdo formë të dhunës në familje”, ka shkruar Thaçi. /Zëri