LDK kërkon interpelancë ndaj ministres Hoxha

Aktuale May 24, 2018 - 15:36
Kjo është arsyeja!

Grupi parlamentar i LDK-së ka dorëzuar kërkesën për interpelancë ndaj Ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit për kuartalin e katërt 2017 dhe kuartalin e parë 2018.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Facebook”, Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, transmeton "Zëri.info".

“Është shqetësues niveli tepër i ulët i zbatimit të këtij plani. Me këtë dinamikë do të mbesim shumë prapa. Kryeministri në vend që të zbatojë këtë plan dhe të përmbush kushtet për liberalizim të vizave, merret me konspiracion dhe gjuan përgjegjësinë tek opozita për shtyrjen e vendimit për liberalizim të vizave”, ka shkruar Hoti.