Aktuale

Pacolli: Jam krenar me atë që gruaja ime Masha ka bërë për Kosovën

Pacolli: Jam krenar me atë që gruaja ime Masha ka bërë për Kosovën
24 maj 2018 • 15 : 43

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka treguar se është krenar me gruan e tij, Mashan, për atë se cka ka bërë për Kosovën.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka njoftuar se përmes Mashës në vitrinat botërore të piktorëve, nga tani janë punimet e grave të Krushës.

Ky është postimi i Pacollit:

Gjithmonë jam ndjerë krenar, nga krejt çfarë ka bërë shoqja ime Masha për Kosovën. Heshturazi, pa bujë, pak nga pak, por cilësisht, ajo ka vendosur në vitrina të rëndësishme botërore piktorët e rinj të Kosovës, artizanatin e krahinave tona, punën e grave të Krushës, etj, apo ka mbajtur të gjallë emrin e Ibrahim Kodrës nëpërmjet fondacionit me emrin e tij.

Në këtë punë të madhe, ajo ka treguar dashurinë për Kosovën, atdheun e dytë që e ka adoptuar. Ka mësuar fëmijët tanë ta duan Kosovën dhe të lidhen me të. Ka bërë gjithçka i duhet Kosovës për të lartësuar imazhin e saj, ka bërë diplomaci kulturore. Kësisoj ka ndihmuar të rinjtë e talentuar dhe kreativë që duan hapësirë për idetë dhe veprat e tyre në tregun e madh të Europës dhe të krejt botës.

Sot puna e Mashës, e ministrisë së mjedisit, ministrisë së kulturës të Kosovës, e artistëve të tjerë që kanë bashkëpunuar në një projekt shumë krijues, do shpërfaqet në atë që është Vitrina Kryesore e Artit Europian dhe ndoshta dhe Botëror. Në Bienalen e Venecias për arkitekturë, sot Kosova do të paraqitet me një Instalacion mbresëlënës.

Në Qendrën Kulturore Evropiane në Venedik, nën përkujdesjen e fondacionit “Ibrahim Kodra Sëiss Foundation” te udhëhequr nga Masha, gjithashtu është hapur ekspozita me foto të Kosovës dhe me punimet artistike të artistëve të rinj duke përfshirë edhe fëmijët me autizëm, fëmijët nga SOS fshati dhe nga komuniteti rom.

Për më shumë do t’ju bëj me dije sot gjatë ditës.

Image

Image

Image

© zëri.info