Aktuale

Ministri Ismaili jep një lajm të mirë për repartin e intensives

Ministri Ismaili jep një lajm të mirë për repartin e intensives
24 maj 2018 • 15 : 03

Lexo detajet

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka njoftuar se reparti i shërbimit intensiv sot është pajisur më 27 shtretër të rinj dhe aparaturë moderne.

Në një postim në Facebook, Ismaili ka shkruar se shpreson që qytetarët të kenë sa më pak nevojë për këtë repart.

Postimi i plotë i Ismaili:

Reparti i shërbimit Intensiv, për vite me radhë, ka pasur më shumë kërkesa sesa që ka mundur t’i përballojë. Me vetëm 14 shtretër dhe pa infrastrukturë të duhur, kjo njësi e kujdesit dhe monitorimit 24-orësh për jetën e pacientëve, ka qenë kokëçarje e sektorit shëndetësor.

Fatkeqësisht, jo rrallë historitë e qytetarëve tanë kanë pasur edhe fund të hidhur, si pasojë e mungesës së shtretërve në Intensivë. Sot, jam shumë i lumtur që kësaj historie i erdhi fundi. Me 27 shtretër, e pajisur me aparaturë moderne, me staf të shtuar profesional, është i gatshëm Shërbimi i ri Intensiv në QKUK.

Falënderoj Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim për investimin 2 milionë eurosh në këtë repart, i cili do të mundë të trajtojë mbi 1000 pacientë gjatë vitit, dyfishin e numrit të deritanishëm. Shpresoj që qytetarët tanë të kenë sa më pak nevojë për këtë repart, mirëpo është detyrë dhe obligim i yni që t’u gjendemi pranë kur ata kanë më së shumti nevojë.

Image 
Image 
Image 
Image
Image 
Image 
Image 
Image
Image

© zëri.info