Thaçi: Rugova ka rol të pashoq në Pavarësinë e Kosovës

Aktuale May 24, 2018 - 13:21
Lexo detajet

Në hapje të ekspozitës "Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës", që po bëhet me rastin e ditës së Presidentit të Republikës së Kosovës, 24 Majit, presidenti Thaçi tha se lëvizja për pavarësi të Kosovës ka bërë bashkë politikanë e intelektual, raporton “Zëri.info”.

"Kushdo që do të vizitojë këtë ekspozitë do të ketë mundësi të bëjë një udhëtim në kohë, në vitet tragjike të këtij vendi, që lidhen me presidentin Rugova", tha ndër të tjera Thaçi.

Ai përmendi se bashkë me Rugovën ishin në Konferencën e Rambujes dhe gjitha ngjarjet e mëdha për Kosovën që ndodhën pastaj.

LEXO EDHE: Hapet ekspozita për presidentin Rugova

"Pavarësia e Kosovës nuk erdhi si incident politikë. Kjo u fitua me sakrificë kur rol të pashoq ka presidenti Rugova", theksoi Thaçi.

"Rugova ishte njeri komunikativ, i dialogut dhe negociatave", shtoi tutje ai.

Të pranishëm në ekspozitën me fotografi dhe gjësende që i takojnë presidentit Ibrahim Rugova janë e gjithë familja e tij. /Zëri

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image
 
Image 
Image