Nagavci: Mësimdhënësve po u shkelen të drejtat

Aktuale May 24, 2018 - 11:27
Lexoni më shumë detaje

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie me ç’rast deputetja Arbërie Nagavci ka deklaruar se po ndodhe mosrespektimi i kontratës kolektive të arsimit, raporton “Zeri.info”.

Sipas saj e drejta e mësimdhënësve po shkelet dhe ajo u beri thirrje të gjithë mësimdhënësve që të kërkojnë të drejtat e tyre edhe përmes Gjykatës.

“Po ndodh mosrespektimi i kontratës kolektive të arsimit. Edhe pse kontrata parasheh që buxheti duhej të fillonte më 2018 ajo që po ndodhë është se mësimdhënësit s’po u realizohen te drejtat e tyre. Obligohen të gjithë mësimdhënësit që ti ndjekin të gjitha procedurat dhe pastaj t’ju drejtohen gjykatave për të drejtat e tyre të garantuara. Po dëmtohet buxheti pasi që për secilin mësimdhënës që realizon të drejtën përmes gjykatës komuna është e detyruar që të paguajë për procedurat gjyqësore", ka thënë ajo. /ZËRI/