Dallimi mes kabinetit qeveritar të Thaçit, Mustafës e Haradinajt

Aktuale May 23, 2018 - 14:24
Ja sa ka ndryshuar kabineti qeveritar!

Që nga viti 2007 e deri në vitin 2017, numri i ministrave, zëvendësministrave është rritur dyqind për qind. Kjo shihet në një infografikë që e ka përgatitur organizata Demokraci për Zhvillim D4D, e cila do të bëhet publike nesër, transmeton "Zëri.info". 

Sipas kësaj infografike, në qeverinë e Agim Çekut kanë qenë një zëvendëskryeministër, 15 ministra, prej tyre një grua, 20 zëvendësministra, njëra nga ta grua.

Në qeverinë që ka drejtuar kryeministri Hashim Thaçi nga viti 2007-2010 kanë qenë 32 dikastere, 2 zëvendëskryeministra, 15 ministra njëra nga ta grua, 15 zëvendësministra, dy prej tyre gra.

Ndërsa, në Qeverinë Thaçi 2, ishin 5 zëvendëskryeministra, 18 ministra, dy prej tyre gra, ndërsa zëvendësministrat nuk janë të paraqitur. Rritje e madhe e dikastereve dhje posteve politike sidomos të zëvendësministrat ishin rritur në Qeverinë e Isa Mustafës, pasi numri kishte arritur në 68.

Qeveria Mustafa kishte 3 zëvendëskryeministra, 21 ministra, dy prej tyre gra dhe 45 zëvendësministra, 6 prej tyre gra.

Numri enorm i rritjes së kabinetit qeveritar u bë në Qeverinë aktuale të udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Numri i kabinetit qeveritar ka shkuar në 93, 5 zëvendëskryeministra, 21 ministra, dy prej tyre gra dhe 70 zëvendësministra, 5 prej tyre gra. /Zëri/

Image