Haradinaj u takua sot me Papa Françeskun

Aktuale May 23, 2018 - 14:17
Lexo detajet

Kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë në një vizitë zyrtare në Vatikan, ku ka takuar zyrtarë të lartë të dhe ka kërkuar njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani, shkruan “Zëri.info”.

Por, Kryeministri kosovar në këtë vizitë është takuar edhe me Papa Françeskun. Këtë e ka konfirmuar për “Zëri.info” Zyra e Kryeministrit.

Në një përgjigje, zëdhënësja Donjeta Gashi ka thënë që Kryeministri kthehet gjatë ditës së sotme në Kosovë, ndërsa ka konfirmuar shkurtimisht që ai është pritur nga Papa në një takim të mbyllur në Vatikan.

Vatikani është një prej vendeve që nuk e ka njohur Kosovën, edhe pse në të kaluarën kanë ekzistuar sinjalet pozitive në këtë drejtim.