Reçica zotohet për përmbushje të kërkesave të pensionistëve

Aktuale May 23, 2018 - 13:14

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë se kontributi dhe djersa e pensionistëve të Kosovës duhet çmuar andaj, MPMS është e përkushtuar në zgjidhjen e problemeve që i shoqërojnë pensionistët tanë.

Kështu ka deklaruar i pari i MPMS-së gjatë pjesëmarrjes në Kuvendin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës ku ishte i ftuar.

“ Shpreh gatishmërinë e MPMS-së për bashkëpunim me të gjithë pensionistët e Kosovës, me qëllim të zgjidhjes së problemeve më të cilat ballafaqohen. Sistemi pensional në Kosovë ka nevojë për një reformë rrënjësore, jo vetëm ligjore, por edhe të shërbimeve të cilat ofrohen”, ka thënë Reçica.

Ai ka thënë se MPMS tashmë kë nisur reformës e sistemit pensional dhe po punojnë fort që kontributi dhe djersa e pensionistëve të respektohet.

“ Zotohem se do të jem avokat i kërkesave të të gjithë pensionistëve. Kontributi për pensionistët tanë sot, është kontributi edhe për të ardhmen tonë”, ka thënë Reçica.