Aktuale

Avdullah Hoti tregon se kur do të kthehet Isa Mustafa në politikë

Avdullah Hoti tregon se kur do të kthehet Isa Mustafa në politikë
23 maj 2018 • 12 : 55 Foto: Driton Bublaku

Lexoni më shumë detaje

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në janar të këtij viti për shkak të problemeve shëndetësore, ishte dërguar për shërim në Gjermani, raporton “Zeri.info”.

Pas pothuajse një muaji trajtim mjekësor në Gjermani, Mustafa u kthye në Kosovë në muajin shkurt.

Që nga janari, ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, asnjëherë nuk është paraqitur në publik pavarësisht se zyrtarë të LDK-së thonë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, raporton “Zeri.info”.

Por, kthimin e tij në skenën politike e ka paralajmëruar Avdullah Hoti.

Ai në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”, ka thënë se Mustafa është mirë me shëndet dhe se kthimi i tij në politikë është çështje javësh.

“Shumë e mirë, po përmirësohet. Unë pres që tani është çështje javësh kur ai do të kthehet në detyrat e tij të përditshme në LDK”, ka deklaruar Hoti për “Zërin”.

 

© zëri.info