Rama: Lërini “kokat e mëdha” të thonë se Tirana është e pajetueshme

Aktuale May 23, 2018 - 10:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në postimin e mëngjesit në Facebook i është referuar shkrimit të “Lonely Planet” ku Tirana renditet në Top Listë derisa ka ironizuar edhe ata që thonë se Tirana është e pajetueshme.

“Mirëmëngjesi dhe me ftesën që të shkoni vetë deri tek numri 10 në listën e dhjetë vendeve më të mira për t’u vizituar këtë vit në Europë e pastaj t’i lini të vazhdojnë “kokat e mëdha” të klubit të llafeve të Tiranës të thonë se Tirana është bërë qytet i pajetueshëm, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar Rama. /Tch