FSSHK diskuton me Qeverinë dhe MSh-në për rritjen e pagave për stafin shëndetësor

Aktuale May 22, 2018 - 16:40
Lexoni detajet

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pëmes një komunikate për shtyp ka treguar se sot kanë mbajtur takim me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe me Këshilltarin e lartë të Kryeministri Dr. Luan Jaha në lidhje me rritjen e pagave të stafit shëndetësorë si dhe mungesën e barnave nga lista esenciale, raporton zeri.info.

Më poshtë lexoni komunikatën për media

Sot me datën 22.05.2018 Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla dhe Përfaqësuesi i Sindikatës së QKUK-së Dr. Islam Krasniqi kanë realizuar dy takime të rëndësishme.

Takimi i parë është zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë me Ministrin Z. Uran Ismaili me të cilin është diskutuar shpejtimi I hapave me qëllim të nënshkrimit të Kontratës Kolektive Sektoriale ku palët janë dakorduar që kjo çështje të kryhet sa më parë , me këtë Kontratë do të përfitojnë rritje të kujdestarive dhe beneficione të tjera punëtorët shëndetësor të sistemit publik, gjithashtu me Ministrin e Shëndetësisë është diskutuar edhe për gjendjen e përgjithshme në shëndetësi, sikurse furnizimi me barna dhe material harxhues dhe të tjera.

Takimi i dytë është zhvilluar me ftesë të Këshilltarit të Lartë të Kryeministri Dr. Luan Jaha dhe Koordinatorin Nacional për Reforma  Shtetërore Z. Besnik Tahiri në Zyrën e Kryeministrit me temë të vetme Ligjin mbi Pagat, nga të dy zyrtarët kemi marr zotime që Ligji mbi pagat do të procedohet në Qershor duke I marr parasysh vërejtjet dhe sugjerimet tona, gjatë diskutimit  të dyja palët janë përcaktuar  për të zhvilluar një takim të përbashkët me Ministrin e Administratës Publike me të cilin do të bisedohet më gjerësisht në lidhje me përfshirjen e koeficientëve në këtë Ligj